Vlorë, grabitet pronari i Exchange, autorët e sulmojnë sapo del nga dyqani dhe i marrin paratë

16 Shtator 2018, 22:11 | Përditesimi: 16 Shtator 2018, 22:11

VLORE - Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Bashkimi" të qytetit bregdetar. 

Persona të paidentifikuar i kanë marrë një shumë parash një pronari Exchange sapo ai kishte dalë nga dyqani dhe po i drejtohej automjetit. Dyshohet se grabitësit nën kërcënimin e armëve të ftohta (thikë) i kanë marrë xhiron ditore.

Policia është vënë në kërkim të autorëve të cilët kanë humbur gjurmët në errësirë.