Vlorë, humb ndjenjat në orën e mësimit, 18-vjeçarja mbërrin e pajetë në spital

9 Maj 2018, 14:14 | Përditesimi: 9 Maj 2018, 17:39

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës mesditën e sotme. Ka qenë një nxënëse e gjimnazit "Jani Minga" e cila ka humbur ndjenjat në orën e mësimit në klasë.

Gerta Kasa, 18-vjeç, maturante, është transportuar menjëherë në drejtim të spitalin e Vlorës, për t'i dhënë ndihmën e parë. Por rrugës gjatë dërgimit në spital ajo ka humbur jetën. Mësohet se nxënësja vuante nga epilepsia por pritet të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo e cila do saktësojë shkaqet.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. 

b.ha./Shqiptarja.com