Vlorë, humbet ekuilibrin duke rrezikuar jetën, roja bregdetare shpëton 25-vjeçaren nga mbytja

9 Korrik 2018, 20:48 | Përditesimi: 9 Korrik 2018, 20:48

Një 25-vjeçare është shpëtuar nga roja bregdetare në qytetin e Vlorës. E reja ishte duke u larë në det në momentin kur është vënë re nga roja bregdetare se ishte duke u mbytur. Vajzës iu dha ndihma e parë nga roja bregdetare, dhe më pas u shoqërua në spital. Report Tv ka mësuar se vajza vuan nga epilepsia.
Roja bregdetare ka thënë se një tjetër problem shqetësuar është monitorimi i plazheve të Vlorës, që nuk është prezent as këtë sezon.

E pamë në gjendje jo të mirë dhe iu afruam menjëherë që bëmë shpëtimin e saj. Nuk e denim nëse ishte sëmurë, por pamë gjendjen jo të mirë. E nxorrëm në breg dhe i dhamë ndihmën e parë, deri në ardhjen e ambulancës.  Plazhet e Vlorës nuk janë pajisur akoma me roje bregdetare. 

Roja bregdetare

Mësohet se gjendja e 25-vjeçares është e stabilizuar, dhe e reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.