Vlorë, i përplasi 'Mazda' luksoze duke kaluar rrugën, shpëton për mrekulli fëmija, nëna në spital

25 Korrik 2019, 19:32 | Përditesimi: 25 Korrik 2019, 21:07

VLORE-Një grua që ishte duke kaluar rrugën me fëmijën u përplas nga një makinë tip 'Mazda' pasditen e sotme në zonën e Skelës në qytetin bregdetar.

Fëmija ka shpëtuar për mrekulli, ndërsa nëna është transportuar në spital e plagosur. Policia ka ndaluar drejtuesin e makinës luksoze dhe po vijon hetimet.

Ndërkohë që po sot në aksin Elbasan-Peqin u shënua një aksident tjetër me dy të plagosur pas përplasjes së një kamioni me një makinë.

Ndërkohë që dje u plagosën nëntë persona nga tre aksidente.

b.ha./Shqiptarja.com