Vlorë/ I riu i merr armën babait dhe plagos kunatin, 25-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital! 2 të arrestuar

31 Dhjetor 2020, 13:02 | Përditesimi: 31 Dhjetor 2020, 13:02

VLORË- Plagosje me arme zjarri në qytetin  Vlorës! Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Partizani’. 

Një person ka plagosur me armë zjarri burrin e motrës, i identifikuar Xhuljano Muca. Arma ka qenë e babait të autorit (punonjës paraburgimit të Vlorës). Autori dhe babai tij janë shoqëruar në komisariat,  ndërsa i plagosuri 25-vjeçari në spitalin rajonal të Vlorës.

b.ha./Shqiptarja.com