Një breshkë e llojit 'Kareta-Kareta' ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në grykëderdhjen e lumit të Vjosës.
Peshkatarët pasi kanë ngritur rrjetat e tyre kanë parë edhe breshkën e llojit të veçantë e cila jeton në thellësi të mëdha uji dhe nuk dihet se si mund të ketë përfunduar në rrjetat e tyre. Peshkatarët duke njohur gjallesën e veçantë e kanë liruar nga rrjetat dhe e kanë lënë të lirë.
Specie të tilla janë shfaqur shumë kohët e fundit në brigjet e lumit të Vlorës dhe sipas specialistëve ajo vjen si pasojë e ndryshimeve klimaterike.
Vlorë, 'Ik dhe mos u kthe më', peshkatari liron breshkën qe i ra në rrjetë
No videos found.