Vlorë/ Iu dogj makina, policia dyshon për hakmarrje! Babait të 23-vjeçares iu vendos eksploziv

18 Nëntor 2020, 13:16 | Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 13:16

Përsa i përket makinës së djegur mbrëmjen e djeshme në Vlorë në lagjen "24 Maji", policia dyshon se kjo ngjarje lidhet me familjen e saj.

Sipas policisë, përpara disa muajsh, babait të Ernela Habilajt i kanë vendosur eksploziv në banesë por fatmirësisht u konstatua pa shpërthyer.

Motivet sipas grupit hetimor mund të lidhen edhe me konflikte të tjera. Bashkëshorti i vajzës është i dënuar në Itali për trafik droge.

b.ha./Shqiptarja.com