Vlorë, janë vaksinuar rreth 40 mijë qytetarë, shefi i epidemiologjisë: Vaksinimi ndikon në fluksin e turizmit! Kemi rënie të sëmundshmërisë

3 Maj 2021, 12:37 | Përditesimi: 3 Maj 2021, 12:37

Vijon procesi i vaksinimit në qytetin e Vlorës. Deri ditën e sotme për rrethin e Vlorës janë vaksinuar kundër COVID rreth 40 mijë qytetarë, ndërkohë që po merret doza e dytë e vaksinës.

Shefi i epidemiologjisë në Vlorë Agron Bashllari shprehet se per banorët e Vlorës po marrin dozën e dytë dhe deri tani janë vaksinuar 40 mijë qytetarë.

r.k./Shqiptarja.com