Vlorë, Rama inspektim në Lungomare 2: Vijon puna papushim për ta pritur sezonin turistik

2 Maj 2021, 12:18 | Përditesimi: 2 Maj 2021, 13:01

VLORË-Kryeministri Edi Rama ishte në një inspektim në Lungomare 2 në Vlorë, ku ajo që u vu re nga kjo vizitë e tij ishte mungesa e kreut të Bashkisë, Dritan Leli. Refuzimi i ftesës për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e 25 prillit nga ana e Lelit, duket se nuk është pritur dhe aq mirë nga kreu i qeverisë, i cili sot nga Vlora nuk ka lënë pa e thumbuar.

“Ta mbarojmë, ta mbarojmë se të presësh të vdekurit e Bashkisë...”, dëgjohet të thotë Rama gjatë inspektimit të në Lungomare 2.

b.ha./Shqiptarja.com