Vlorë/ Kultivuan kanabis në fshatin Vuno, arrestohen 2 persona! Njëri ishte me të shkuar kriminale në fushën e vjedhjes (Emrat)

28 Qershor 2022, 10:13

Himarë/Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjimlik”.

Gjenden dhe asgjësohen bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Gjimlik”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-R. C., 39 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e vjedhjes.

-D. A., 33 vjeç, banues në Vlorë.