VLORË/ Makina merr flakë pas përplasjes, qytetari sfidon flakët dhe arratiset, dyshohet të ketë qenë pa dokumenta

26 Janar 2020, 20:19

VLORË- Një makinë ka devijuar rrugën duke u përplasur fort me shtyllën dhe ka marrë flakë në një rrugë të fshatit Risili.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga ngjarja, duke sjellë dyshime se makina me targa VL1836C ka qenë pa dokumenta.Sipas korespdentit të Vlorës, nuk ka informacione për persona të lënduar dhe nuk dihet ende se cili është shkaku i përplasjes dhe përfshirjes në flakë të automjetit.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur më shumë shkaqet e aksidentit.