Vlorë, makina përfshihet nga flakët në ecje

31 Mars 2021, 09:06 | Përditesimi i fundit: 2021-03-31 09:09:09

Përfshihet në flakë një makinë në Vlorë, në afërsi të teatrit Petro Marko.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se dyshohet se makina ka marrë flakë aksidentalisht, në ecje.

"Më datë 31.03.2021, rreth orës 08:14, në bulevardin “Ismail Qemali”, një mjet i markës “Ford”, me drejtues shtetasin Z. K, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale. Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike", thotë policia.

Policia ka shkuar pranë vendit të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.