Vlorë, makina përplas kalimtarin, ndodhet në gjendje të rëndë

1 Korrik 2020, 08:07 | Përditesimi i fundit: 2020-07-01 08:31:12
  • Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 korriku në afërsi të bypass-it të Vlorës.

    Sipas burimeve për Report TV një makina ka përplasur një kalimtarë i cili është plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e Vlorës.