Vlorë/ Makina përplaset me trafikndarësen, lëndohet fëmija

25 Gusht 2020, 10:17

VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorë, ku një makinë ka humbur kontrollin e është përplasur me trafik ndaresen.

Për pasojë, mësohet se ka mbetur i lënduar një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Levan- Vlorë, pranë fshatit Bishan.Fëmijës i është dhënë ndihma e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.