Vlorë/ Merr flakë banesa për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, lëndohet 80-vjeçari

16 Janar 2019, 21:19

Vlorë-Një banesë është djegur mbrëmjen e të së mërkurës në fshatin Skrofotinë e për pasojë një i moshuar është lënduar. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur por mësohet se 80-vjeçari ndodhej i vetëm në banesë kur është djegur në duar.

Banesa është përfshirë nga flakët për shkak të shpërthimit të një bombole gazi që shërbente për ngrohje. 

80-vjeçari është dërguar drejt spitalit rajonal të Vlorës për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.