Vlorë/ Mjeti përplas biçikletën, plagoset i moshuari

4 Nëntor 2019, 17:21

VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hënë, ku ka mbetur i plagosur një i moshuar.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës, ku një automjet ka përplasur një të moshuar me biçikletë. Në video shihet momenti kur mbërrin autoambulanca për të dërguar në spital të moshuarin.