Vlorë, mjeti përplas për vdekje 7 vjeçaren në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi

26 Shkurt 2021, 13:12

Mjeti përplas për vdekje 7 vjeçaren në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi.

"Në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, mjeti me drejtues shtetasin E. Sh., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale A. C., 7 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia.