Vlorë/ 'ML' merr flakë në mes të ditës, nuk dihen shkaqet

6 Nëntor 2020, 20:12 | Përditesimi i fundit: 2020-11-06 20:15:00

VLORË - Një makinë është djegur në qytetin e Vlorës pasditen e kësaj të premte (6 nëntor)

Ngjarja ka ndodhur në lagjen '28 nëntori' ku mjeti tip "Benz ML" është përfshirë nga flakët. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje teksa zjarrëfikësja bëri menjëherë shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht nuk kishte të lënduar por vetëm dëme materiale. Burime për Report Tv bëjnë me dije se sapo pronari i automjetit e parkoi dhe u largua në shtëpi, automjeti u përfshi nga flakët.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe shkaqet e saj.