Vlorë/ Mungesa e dezinfektimit po dëmton bujq e blegtorë! Fermerët e Vlorës: Insektet dhe karkaleci po sjellin dëme! Zyrtarët vendorë: zgjidhja e vetme dezinfektimi i zonës

2 Korrik 2022, 22:10

Në fshatrat e Vlorës moskryerja e dezinfektimit  për bujqit dhe blegtorët po krijon shqetësime të mëdha. Prej 2 muajsh insektet dhe kryesisht karkaleci i kuq kanë shkaktuar dëme të mëdha në jonxhë, misër, vreshtari apo edhe prodhime te tjera. Arshi Krasniqi fermer nga fshati Kote tregon se edhe pse janë kryer ndërhyrje në parcela të veçanta, zgjidhja e vetme shihet në dezinfektimin masiv.