Vlorë/ Një makinë përmbyset në rrugë, një tjetër përplas rëndë këmbësorin

3 Gusht 2019, 15:25 | Përditesimi: 3 Gusht 2019, 15:26

VLORË- Dy aksidente kanë ndodhur në qytetin e Vlorës. Aksidenti i parë ka ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë ose siç njihet ndryshe si 'Kalaja' ku një automjet ka përplasur një këmbësor dhe më pas ka përplasur edhe një automjet tjetër. Nga ky aksident këmbësori që u përplas është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti i dytë ka ndodhur në zonën e quajtur 'Kuzum Baba', ku një automjet tip 'Renault Clio' ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë. Si pasojë është plagosur lehtë drejtuesi i automjetit.

r.k./Shqiptarja.com