Vlorë, pas kronikës së Report TV, nis rehabilitimi i rrugës së dëmtuar në Lukovë

4 Gusht 2018, 17:34

Dy ditë më parë Report Tv ka transmetuar një kronikë në lidhje me rrëshqitjen e rrugës nacionale Sarandë –Vlorë. Rruga ka rrëshqitur në mes të fshatrave Shën Vasil- Lukovë, rruga kishte pësuar dëmtime të mëdha e për pasojë edhe mbylljen totale të njërës korsi. Por menjëherë pas transmetimit të kronikës ka reaguar edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Në pjesën ku është dëmtuar rruga kanë filluar punimet për rehabilitimin e saj dhe brenda pak ditësh ajo do të jetë në funksion të plotë. Edhe pse po bëhen punime, qarkullimi i mjeteve vijon normalisht pa asnjë ndikim, pasi në rrugë janë vendosur sinjalistikat e nevojshme.