Vlorë/ Përfshihet nga flakët makina, shkak dyshohet defekt teknik

12 Korrik 2020, 20:41

VLORË- Një makinë është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të kësaj të diele pranë shkollës së Muzikës, ku paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për defekt teknik. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.