Vlorë/ Përurohet memoriali për të internuarit, 600 burra në 1943 u çuan në kampet e përqendrimit

10 Tetor 2018, 19:15

Përkujtohet 10 tetori i vitit 1943 kur mbi 600 burra vlonjat u rrëmbyen nga fshatrat dhe qyteti për t’u internuar më pas nga gjermanët në kampet e përqëndrimit. 600 burra u mblodhën në ish-burgun e vjetër të Vlorës që ishte i vendosur tek bashkia e sotme. Ata u shpërndanë më pas në kampet më famëkeqe të internimit, në Zemun, Mat’hauzen, Prishtinë dhe Aushvicë. Skënder Spahiu, Drejtori i Muzeut Historik tregon për Report Tv se si u rrëmbyen 600 burrat ku vetëm pak prej tyre arritën të shpëtonin për të treguar atë çfarë kishin përjetuar.

Në kuadër të operacionit të zhvilluar nga gjermanët, u transportuan në kampet e përqëndrimit 600 burra nga Vlora. Ata u shpërndanë sipas listave në kampet e përqëndrimit në Zemun, Mat’hauzen, Prishtinë dhe Aushvicë. Këta burra, nuk arritën të ktheheshin, një pjesë e tyre u kthyen dhe janë dëshmi e gjallë e kësaj masakre njerëzore.

Skënder Spahiu, Drejtor i Muzeut Vlorë

Në kuadër të 75 vjetorit, për të kujtuar burrat vlonjatë të cilët u internuan në vitin 1943, Bashkia e Vlorës vendosi krijimin e një memoriali i cili u inagurua paraditen e së mërkurës. Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Bashkisë, Dritan Leli u shpreh se 75 vite më parë në këtë shesh çmenduria njerëzore shkaktoi dhimbje pafund.

75 vite më parë në këtë shesh çmenduria njerëzore shkaktoi dhimbje pafund. Bëri që një gurp i madh njërëzish nga ky qytet lanë familjet për të mos u kthyer më kurrë. Sot pas 75 vitesh bëmë të gjithë së bashku perpjkjen e madhe për të luftuar të keqën dhe të kujtojm ata që u rrembyen. Ajo që mund të bëjmë është të përulemi me respekt para tyre. Te gjithë e kanë vendin të kujtojnë ata që humben në kampet e përqendrimit.

Dritan Leli, kryebashkiak i Vlorës

Polizoi Kosta, djali i Jani Kostës një nga personat që u rrëmbye nga gjermanët tregon këto ndjesi. Sipas tij rreth 600 persona u internuan, nga këta 500 prej tyre nuk u kthyen më. Sipas Polizoit ky internim erdhi pasi keta burra  nuk ishin dakort me politikën naziste.

Ne fëmijët e tyre kemi qenë dëshmitarë okularë të kësaj masakre. Ky arrestim erdhi si pasojë e mbështetjes masive të qytetarëve vlonjatë ndaj Luftës Nacional-Çlirimtare.

Polizoi Kosta, djali i një të internuari

Në respekt të historisë dhe të rënëve në kampet e përqendrimit tashmë do të kujtohen pas 75 vitesh me një memorial në Vlorë, vendi ku u mblodhën për herë të fundit të rrëmbyerit në qytetin e tyre.