Vlorë, plagoset me kaçavidë një person te stacioni i trenit

1 Shtator 2019, 14:37 | Përditesimi: 1 Shtator 2019, 14:37

VLORË- Një sherr mes dy taksistëve ka agravuar deri në përdorimin e kaçavidave, nga ku ka mbetur i plagosur një person.

Gazetari i Report Tv Armand Xhelili raporton se mesditën e sotme se pas një sherri, për motive që nuk dihen ende, një taksist ka goditur me kaçavidë 'rivalin' e tij, nga ku mësohet se ka mbetur i plagosur K.B., 44 vjeç. 44-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Bëhet e ditur se policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

b.ha./Shqiptarja.com