Vlorë, plagoset një 22-vjeçar gjatë orëve të mbrëmjes

27 Maj 2020, 10:04

VLORË- Një 22-vjeçar është plagosur me thikë në qytetin bregdetar të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (26 maj) në rrethana ende të paqarta.

Mësohet se i riu është plagosur në këmbë dhe është dërguar me shpejtësi në spitalin e Vlorës. Nuk dihet akoma gjendja e tij shëndetësore dhe shkaqet se si ka ndodhur ngjarja.Policia e Vlorës dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.