Vlorë- Plazh në Dhjetor, 'notarët' e dimrit sfidojnë temperaturat e ftohta

19 Dhjetor 2019, 14:07

VLORE- Ndonëse jemi në fund të muajit Dhjetor dhe temperaturat janë të ulëta, notarët e dimrit nuk heqin dorë nga deti.

Report Tv sjell video nga plazhi i Vlorës ku disa persona të moshave të ndryshme lahen në ujërat e detiti pa u shqetësuar nga moti i ftohtë.Kjo është një dukuri e përhapur edhe në qytetet e tjera bregdetare në vend, ku mjaft njerëz sfidojnë temperaturat e ftohta për të notuar.