Vlorë, plumb në këmbë 51-vjeçarit, policia në kërkim të autorit

16 Prill 2018, 17:17 | Përditesimi: 16 Prill 2018, 17:17

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës së naftës. 

Arsen Arif Gerbi, 51 vjeç, është qëlluar në këmbë me një plumb pistolete, nga një person i paidentifikuar. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Policia po heton për shkaqet e ngjarjes dhe identifikimin e arrestimin e autorit.

b.ha./Shqiptarja.com