Vlorë, po kalonte me biçikletë te vizat e bardha, aksidentohet nga makina

27 Qershor 2019, 11:22 | Përditesimi: 27 Qershor 2019, 11:22

Një automjet ka përplasur ditën e sotme një person me biçikletë në bulevardin Vlorë-Skelë.

Ky i fundit në momentin e përplasjes, mësohet se po pedalonte në vizat e bardha të kalimit të këmbësorëve. Fatmirësisht, pedaluesi ka marrë dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe autoambulanca ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e incidentit.

b.ha./Shqiptarja.com