Vlorë, policia shpëndan të moshuarit e pabindur...në lulishte dhe pas orës 10:00

19 Mars 2020, 11:03

Në Vlorë, është dashur ndërhyrja e policisë për të shpërndarë njerëzit të cilët po thyejnë njëkohësisht dy urdhra, qëndrimin në grupe dhe pas orës 10:00. Të "pabindur" janë treguar sërish të moshuarit, që kanë vijuar të qëndrojnë në lulishte. Ato janë këshilluar që të shkojnë në shtëpi, në të kundërtën do të ndëshkohen.