Vlorë, probleme me shiun në rrugët e qytetit, zbrazet bregdeti

23 Korrik 2018, 19:26 | Përditesimi: 23 Korrik 2018, 19:26

Në qytetin e Vlorës moti i pazakontë që ka përfshirë Shqipërinë mesditën e sotme, ka shkaktuar probleme në shumë biznese përgjatë Lungomares, ku janë thyer pemë, çadra e shezlone.

Korrespondenti i Report Tv në Vlorë Armand Xhelili, në një lidhje telefonike, ka thënë se era e fortë ka sjellë largimin e menjëhershëm të pushuesve nga bregdeti, ndërkohë që mësohet se tashmë moti është qetësuar dhe se po punohet për normalizimin e situatës.

b.ha./Shqiptarja.com