Vlorë, pronarja e argjendarisë së grabitur: Autori ishte me armë në dorë, s'e pash dot në fytyrë

29 Prill 2021, 12:13 | Përditesimi: 29 Prill 2021, 12:13

Pronarja e argjendarisë së grabitur me armë në Vlorë paraditen e sotme ishte e pranishme kur ndodhi ngjarja së bashku me një punonjës tjetër. Pas arrestimit të tij, ajo është shprehur e tronditur për mediat duke thënë se nuk arriti ta shikonte autorin në fytyrë pasi ishte me kurriz dhe u detyruar të shtrihej në tokë. Ajo tha se autori mbante një çifte në dorë ndërsa i kërcënonte se dol qëllonte."Nuk e pash autorin në fytyrë se isha me kurriz, po mbante një çifte në dorë! U shtrim përtokë, nuk mund të flas dot tani", tha pronarja e argjendarisë.

b.ha./Shqiptarja.com