Motra e Ermal Hoxhës, punonjësit të hipotekës që iu dogj makina në Vlorë ka folur në lidhje me ngjarjen.
Ajo thotë se dyshojnë se mjeti mund të jetë djegur për motive që lidhen me profesionin e të riut, por pa përjashtuar pistën e konflikteve personale ( familjare)
Sipas saj shkak mund të jetë bërë beteja ligjore e saj për kujdestarinë e fëmijëve, pasi ajo përballet në gjykatë për të zgjidhur ligjërisht martesën.
