Vlorë/ Reshjet e dendura, lumi Vjosë del nga shtrati dhe përmbyt pazarin e Mifolit

8 Janar 2021, 08:43 | Përditesimi i fundit: 2021-01-08 08:56:43

Reshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Vjosë të rritet mbi 6.3 metra mbi nivelin e detit.

Si pasojë ajo ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur në këtë mënyrë një pjesë të pazarit pranë urës së Mifolit në Vlorë.

Sipas informacioneve nga banorë të zonës por edhe shtabit të Prefekturës, nëse reshjet do të pushojnë prurjet e Vjosës, nuk do jetë problem për zonën.

Por nëse reshjet vijojnë me intesitet në zonat e Përmetit dhe Gjirokastër atëherë do të kemi një rritje edhe më shumë të nivelit të Vjosës.