Vlorë, sekuestrohen 23 kg kanabis çokollatë, në pranga poseduesi

23 Prill 2020, 09:26 | Përditesimi i fundit: 2020-04-23 09:33:48

VLORË- Një 44-vjeçar është arrestuar ditën e sotme me akuzën për prodhim dhe shitje lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë Avni Bitaj, e ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën 23 kg lëndë narkotike, e përpunuar në formë pluhuri dhe çokollate, një pajisje metalike që shërbente për përpunimin e lëndës narkotike, si dhe një sasi e konsiderueshme eurosh të përfituara nga aktiviteti kriminal, të cilat siç njofton policia janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.Bëhet fjalë për një sasi prej 2500 eurosh, ku sipas uniformave blu janë përfituar nga pazaret e shitblerjes së lëndës narkotike. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".