Vlorë/ 'Smarti' merr flakë, digjen edhe 2 makina të tjera

26 Janar 2019, 09:28 | Përditesimi: 26 Janar 2019, 13:58

VLORË - Tre automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Report Tv raporton se një automjet tip "Smart" ka marrë flakë, ku si pasojë e flakëve janë djegur pjesërisht edhe 2 automjete të tjera të markave "Audi" dhe "Landrover" në pronësi të shtetasit E.H.

Ende nuk dihet nëse zjarri në 'Smart' ka qenë i qëllimshëm, ndërkohë që, grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

r.k./Shqiptarja.com