Vlorë, Spitali Psikiatrik fluks të sëmurish mendor gjatë sezonit veror

1 Qershor 2018, 17:59

Çdo ditë e më shumë po shtohet numri i personave të cilët vuajnë nga shendeti mendor.  Por numri i të sëmurëve rritet sidomos gjatë stinës së verës, e për këtë Spitali i vlorës është një nga më të frekuentuarit, pasi trajton të sëmurët duke nisur nga Lushnja deri në Sarandë. Kreu i spitalit psikiatrik të Vlorës Kujtim Llapi shprehet se në këtë spital kryhen deri në 40 vizita në ditë.

Sipas Drejtorit të Spitalit në të gjithë jugun e vendit janë të regjistruar 13.000 pacientë por ky numër sa vjen e rritet.

Aktualisht  në  spitalin psikiantrik të vlorës janë të shtruar 165 pacient, ndersa  ka nje kapacitet  200 shtretër . Mesohet se  shkaku i sëmundjeve , janë  edhe depresioni, alkoli ose droga . Kohët e fundit vihet re edhe një shtim i të  sëmureve nga perdorimi i alkolit apo substancave narkotike.