Vlorë, strehoi mbi 25 klandestinë egjiptianë, një i shoqëruar në polici

4 Qershor 2020, 15:51

VLORË- Një person është shoqëruar në komisariatin e Vlorës pasi dyshohet se ka strehuar në një objekt 3-katësh, 25 klandestinë egjiptianë.  Forca të shumta policie kanë zbarkuar në zonë, ku kanë bërë shoqërimin e 25 klandestinëve dhe personin që dyshohet se ka bërë strehimin e tyre.