Vlorë, 'Toyota' përplas 3-vjeçarin në rrugën Transballkanike

13 Korrik 2018, 21:36 | Përditesimi: 13 Korrik 2018, 22:05

Një 3-vjeçar është përplasur nga një automjet tip "Toyota" në rrugën Transballanike në Vlorë. I mituri ka qenë duke kaluar rrugën kur është goditur nga makina. 

Ka qenë drejtuesi i automjetit i cili ka transportuar të aksidentuarin në drejtim të spitalit të Vlorës, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka shoqëruar ndërkohë drejtuesin e makinës "Toyota" dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.