Vlorë, u godit nga bishti i çadrës, roja bregdetare 30 minuta në gjendje kome

11 Korrik 2019, 10:51

Një roje bregdetare në plazhin e Vlorës është goditur në kokë nga një tub çadre. Ai ka qenë duke rregulluar dëmet e shkaktuara nga stuhia e djeshme në qytetin bregdetar kur është goditur nga tubi i dëmtuar nga erërat e forta. I riu ka qëndruar për më shumë se 30 minuta në gjendje kome nga dëmtimet në kokë.