Vlorë, zbulohen dy varre antike në parkun e Amantias

6 Dhjetor 2020, 14:36 | Përditesimi i fundit: 2020-12-06 16:09:47

VLORË- Arkeologët kanë zbuluar dy varre antike në këtë park e Amantias në qytetin e Vlorës. Kreu i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë Orges Feimi tha se nga vlerësimi paraprak varret duhet t'i përkasin shek. III-II para lindjes së Krishtit, duke na dhënë për herë të parë një informacion të rëndësishëm për vendbanimin e kësaj periudhe. Gjithashtu, nga gërmimi u zbulua dhe dokumentua një inventar i pasur objektesh arkeologjike, kryesisht enë qeramike.Këto zbulime konfirmojnë një datim të parkut arkeologjik të Amantias. Do të vecoja dhe zbulimin në gërmimin e shpëtimit që u krye në varrin tjetër, pjesë e akropolit i cili ndodhej mbi portën me hark të qytetit ilir të Amantias ku nga vlerësimet p[araprake ne mendojmë se ky varr i përket periudhës otomane pasi përveç enëve qeramike të gjetura, u gjendën edhe disa monedha të ndryshme brenda varreve antike. Ne kemi evidentuar 4 apo 5 pika të tjera brenda këtij parku, të cilat ne presim të nisim gërmimet që ti shtohen edhe disa monumente të tjera pjesë e këtij parku për t'u shtuar. Objektet e gjetura do të ruhen, ndodhet në zyrat e Drejtorisë Rajonale, do të studiohen restaurohen dhe më pas do të gjendet vendi ku do të ekspozohen", tha Feimi.Krahas pasurimit të parkut arkeologjik me monumente të reja për t’u vizituar dhe të dhëna me rëndësi për historinë e qendrës antike, nga gërmimet e këtij viti u rikuperuan objekte të një rëndësie të veçantë që do të pasurojnë stendat e muzeve lokal dhe kombëtar. Sipas Feimit bëhet fjalë për zbulime me një rëndësi të madhe historike dhe funksionimin e parkut arkeologjik të Amantias.