Vlorë/ Zjarr në një parcelë ullinjsh, dyshohet se është vënë qëllimisht

7 Shtator 2019, 14:04 | Përditesimi: 7 Shtator 2019, 14:04

VLORË-  Nje vater zjarri ka rene rreth ores 12.00 ne Rradhimë të Vlorës. Zjarri ka ndodhur rreth ores 12:05 min dhe është lajmëruar zjarrëfikësja,  e cila ka ndërhyrë për të shuar flaket. 

Vatra e zjarrit ka qene tepër e madhe pasi rrezikoheshin disa shtëpi të zonës. Nga përhapja e zjarrit është lajmëruar edhe zjarrfikësja e Vlorës.Te dyja forcat zjarrefikëse ajo e Vlorës edhe e Orikimit kane mundur ti shuajnë flakët rretth orës  12:40. Sipas gazetarit të Report Tv, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme.

Falë ndërhyrjes në kohë janë eleminuar dëme të mëdha që mund t'i shkaktoheshin banesave të zonës

r.k./Shqiptarja.com