Vlorë/ Zjarr në një sipërfaqe me bimësi në fshatin Bishan, flakët favorizohen nga era e fortë

28 Shtator, 20:37 | Përditesimi: 28 Shtator, 20:37

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së hënës në fshatin Bishan të Vlorës, në një sipërfaqe me barishte dhe kallamishte.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në vendngjarje ka shkuar një mjet zjarrfikës, ndërsa era ka favorizuar përhapjen e flakëve.

Zjarri ka djegur një sipërfaqe me bimësi, ndërkohë forcat zjarrfikëse po punojnë për të vënë flakët nën kontroll.

E.H/Shqiptarja.com