Vodhën banesën dhe dhunuan familjarët në Mallakastër, arrest me burg dy të rinjve

26 Mars 2019, 13:53 | Përditesimi i fundit: 2019-03-26 13:56:49

Dy të rinj, i Kledi Saliaj, 21 vjeç, dhe Arben Muçaj, 22 vjeç,të dy  banues në Panahor dhe të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi, dolën sot para Gjykatës së Fierit. Ata akuzohen për greabitjen me dhunë në një banesë në fshatin Greshicë të Mallakastrës, ndërsa sot togat e zeza vendosën ndaj tyre masën e sigurimit personal të arrestit me burg. Autori i tretë i kësaj ngjarje është ende në kërkim nga forcat policore.

Kanë hyrë të maskuar, të armatosur me thikë e mjete të forta dhe kanë dhunuar familjarët të cilët në momentin e grabitjet ishin duke parë televizor, telenovel, siç rrëfeu një ditë më parë për Report Tv kryfamiljari Përparim Merdani.

Autorët e dyshuar janë shfaqur në gjykatë duke shprehur një revoltë ndaj mediave që po i filmonin në gjykatë. Çfarë kanë që na filmojnë, janë shprehur ata, ndërkohë që janë zyrtarisht të akuzuar për një grabitje me dhunë dhe dhunim të familjarëve.