Vodhën me dhunë një karburant në Krujë, 4 në pranga, sekuestrohen armë dhe drogë

19 Mars 2021, 14:24 | Përditesimi i fundit: 2021-03-19 14:29:55

4 persona kanë rënë në pranga në Krujë, pasi vodhën me dhunë një karburant pak kohë më parë.

Nga operacioni janë sekuestruar armë dhe drogë.

Në pranga Denis Baftajri, Sabian Smaçi, Kleo Mana, Armand Mana, në kërkim Hysen Xixa.

Ne përditësim...

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Arrameras".

 Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Vihen në pranga 4 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Zbardhet vjedhja me dhunë e një shume parash në një karburant.

Zbardhen edhe tre vjedhje të tjera të motomjeteve, të cilët autorët i kanë përdorur më pas për të kryer vjedhje të tjera. 

Gjithashtu, gjatë operacionit janë goditur edhe dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy motomjete, një automjet, rreth 1000 kubikë të kultivuar me fara kanabisi, dy armë gjahu e sende të tjera.