Vodhi më armë në Itali, arrestohet me qëllim ekstradimi shkodrani

10 Janar 2021, 09:18

Briland Thani, 23 vjeç, është arrestuar në Shkodër me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku kërkohet për vjedhje me armë.

Pas marrjes së informacioneve se 23-vjeçari ndodhet në afërsi të lagjes "Vojo Kushi", forcat e posaçme "Shqiponja" arrestuan Briland Thanin, 23 vjeç, banues në Plan, Shkodër.23-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Vercelit, Itali, në vitin 2019, ka lëshuar urdhër-arresti për veprën penale “Vjedhje me armë në rrethana rënduese”. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vjet burg, parashikuar nga legjislacioni penal italian.