Vogëlushët e një kopshti në Siberi bëjnë dush të ftohte çdo ditë në ngricë

22 Janar 2021, 12:52 | Përditesimi i fundit: 2021-01-22 17:46:26

Vogëlushët” në një kopsht në Siberi zhvishen, dalin jashtë dhe i hedhin vetes ujë të ftohtë çdo ditë.

Në kopshtin shtetëror, numër 317 në Krasnoyarsk, Siberi, kjo besohet se është një mënyrë e mirë dhe efikase për ti mbajtur ata larg infeksioneve dhe sëmundjeve të ndryshe.“Dushin e ftohtë, në të ftohtë”, fëmijët e bëjnë vetëm nëse temperaturat janë më pak se -25 gradë celsius. Këtë e ka konfirmuar edhe edukatorja e tyre, e cila mendon se ky dush i bënë fëmijët më të ekuilibruar dhe optimistë.