Vogëlushi Ajki dhuron derrkucin prej balte me kursime për familjen e prekur nga tërmeti

1 Dhjetor 2019, 18:03

Mijëra qytetarë brenda dhe jashtë vendit janë solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, që goditi vendin tonë, duke ofruar ndihmë sipas mundësive të tyre.
Një ndër gjestet që ka tërhequr vëmendje, është ai i një djali të vogël, i cili ka vendosur që kursimet e veta t’ia japë familjes Nozlli në Vaqarr të prekur nga tërmeti.

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, vlerëson veprimin e tij shembullor përmes videos, ku vogëlushi shfaqet duke i dhënë vajzës derrkucin prej balte të mbushur me monedha.

“Janë kursimet e mia, është dhuratë nga ana ime", ka thënë vogëlushi me emrin Ajki Nurka.

Më pas i shoqëruar nga forcat zjarrfikëse, ai ka thyer derrkucin prej balte duke nxjerrë jasht monedhat.

Ajki është një ndër shembujt që duhet ndjekur nga të rritur e të vegj