sh-deputetja demokrate Albana Vokshi ka bërë ditën e sotme një deklaratë për shtyp ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk e ka mbajtur premtimin e bërë se do të rriste rrogat për mësuesit dhe mjekët nga data 1 Prill. Ajo tha se mësuesit në vend meritojnë respekt dhe nuk duhet të trajtohen si objekte elektorale.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe Ministrja për Marëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e cila tha se rritja e pagave do të reflektohet pasi të dalin pagesat e muajit Prill.
"Rama premtoi rritje të rrogave për mjekët mësuesit dhe mjekët. Sot jemi me 4 prill dhe në telefonin tim qindra qytetarët kanë shprehur zhgënjimin për premtimin e pambajtur. PD shpreh keqardhje për përdorimin e 35 mijë mësuesve si objekte elektrorale. Ata meritojnë të trajtohen me dinjitete. Gjatë këtyre 6 viteve ka pësuar një rritje minimale ndërkohë që gjatë qeverisjes sonë pagat u dyfishuan.
Mësuesit kanë vetëm një alternativë të besueshme dhe ajo është PD. Ne e kemi të qartë vizionin tonë për përmirësimin e kushteve për mësuesit", u shpreh Vokshi.