Vokshi: Rama dështoi me arsimin, mashtroi mësuesit për rritjen e pagave

20 Janar 2021, 14:11

Ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka akuzuar qeverinë se ka dështuar me arsimin dhe qeveria Rama është qeveria më e keqe që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Vokshi tha se gjatë PD rritja e pagave të arsimtarëve  u bë reale dhe ishte 2 herë më e madhe duke marrë parasysh edhe inflacionin e kohës, ndërsa shton se Rama premtoi rritje të madhe të pagave, por rriti vetëm mashtrimet dhe propagandën.