Vokshi takim me të rinjtë në Tiranë: Jeni në fokusin e programit të PD, qeveria e Bashës do ta bëjë Shqipërinë për ju

3 Prill 2021, 14:00

Albana Vokshi, e katërta në listën e e kandidatëve për deputetë të koalicionit  PD-AN në Tiranë, ka takuar sot disa të rinj. Ajo tha se vota e të rinjve bën ndryshimin, ndërsa shtoi se pamundësitë i kanë detyruar ata të largohen nga vendi.  

"Çdo ditë takoj nëna baballarë familje të tëra që nuk kanë fëmijët. Kanë ikur profesionistët, njerëzit me tru. Pse?  Sepse nuk kanë mundësi të shkollohen, sepse tarifat e universitetit dhe shkollave janë shtrenjtuar. Vetëm 3 vitet e fundit kanë ikur 32 mijë të rinj, sepse Rama mashtroi për 300 mijë vende punë, ju mashtroi ju të rinjve në 2013 dhe ka 8 vite që ju mashtron. Shqipëria jo vetëm ka mbetur në vend numëro por ka bërë shumë hapa mbrapa", tha Vokshi.